
FakteFrazaIslamologjiKëshille e PytjeMësime Islame
9 këshilla të mrekullueshme nga Pejgamberi s.a.a. për Kuranin Fisnik
9 këshilla të mrekullueshme nga Pejgamberi s.a.a. për Kuranin Fisnik
- I Dërguari (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Ai që e reciton Kuranin dhe ai që e dëgjon atë, kanë shpërblim të barabartë”.
(Mirza Husejn Nuri et-Tabersi, “Mustedrek el-Vesā’il”, vëll. 1, fq. 293)
- “Më i miri në mesin tuaj është ai që e mëson Kuranin dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve”.
(Esh-Shejh et-Tusi, “El-Amālī”, vëll. 1, fq. 5)
- “Çdo gjë në ekzistencë, madje edhe peshku në det, lutet për faljen e personit i cili ua mëson njerëzve Kuranin”.
(Muhamed ibn Ja’kub el-Kulejni, “Usūl el-Kāfī”, vëll. 2, fq. 301)
- “Kurani është amaneti i Zotit të Lartësuar për krijesat e Tij. Andaj është e pëlqyeshme për çdo musliman që ta ruajë këtë amanet dhe të lexojë të paktën 50 ajete të Kuranit çdo ditë”.
(Muhamed ibn Ja’kub el-Kulejni, “Usūl el-Kāfī”, vëll. 2, fq. 609)
- “Ndriçojini shtëpitë tuaja nëpërmjet recitimit të Kuranit dhe mos i bëni ato si varre, ngjashëm me atë që hebrenjtë dhe të krishterët kanë bërë (duke mos kryer lutjet dhe adhurimin e Zotit në shtëpitë e tyre dhe duke e kufizuar këtë në sinagogat dhe kishat)”.
(Muhamed ibn Ja’kub el-Kulejni, “Usūl el-Kāfī”, vëll. 2, fq. 610)
- “Recitimi i Kur’anit nga faqet e Kuranit (domethënë shikimi në të dhe leximi i tij – jo nga kujtesa) e lehtëson dënimin e nënës dhe të babait të lexuesit, edhe sikur ata të kenë qenë jobesimtarë”.
(Muhamed ibn Ja’kub el-Kulejni, “Usūl el-Kāfī”, vëll. 2, fq. 613)
- “Këto zemra ndryshken, njësoj si ndryshket hekuri. Ato lëmohen përmes recitimit të Kuranit”.
Hasan ibn Ebil-Hasan ed-Dejlemi, “Irshādul-Kulūb”, fq. 78)
- Në amanetin e tij të fundit për Aliun (paqja qoftë mbi të), i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “O Ali! Të këshilloj ta lexosh Kuranin në çdo gjendje”.
(Es-Shejh es-Saduk, “Men lā jahduruhul-Fakīh”, vëll. 4, fq. 188)
- “Asgjë nuk është më vështirë për të duruar për shejtanin, sesa një person që e lexon Kuranin nga faqet e tij”.
(Es-Shejh es-Saduk, “Thevābul-A’māl”, fq. 231)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 11)