Psikologji

9 Fakte psikologjike

1 – Truri është vazhdimisht duke menduar, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për të menduar; meditimi mund t’ju ndihmojë të pushoni së menduari.

2 – Në vend ta mendoni diçka si një problem, mendojeni si një sfidë. Do të bëheni më të motivuar për ta kapërcyer atë.

3 – Njerëzit mendojnë ndryshe, kur flasin në një tjetër gjuhë. Sa më shumë gjuhë që të flisni, aq më shumë në mënyrë kreative mund të mendoni.

4 – Ekziston një term në gjuhën japoneze, për të përshkruar kontrastin mes ndjenjave dhe dëshirave të vërteta të një personi, dhe mendimeve që ai shpreh në publik. Quhet Honne dhe Tatemate.

5 – E pandërgjegjshmja juaj mund të përpunojë informacionin shumë më shpejt se sa e ndërgjegjshmja. Ajo mund të marrë një mendim më herët, para se ju ta dini.

6 – Vetmia bën më shumë se sa t’ju trishtojë. Njerëzit që ndihen vazhdimisht të vetmuar kanë një risk 14% më të lartë të vdekjes së parakohshme, se sa ata që nuk ndihen.

7 – Sa më shpesh që një person shihet nga dikush, aq më i pëlqyeshëm do të bëhet ai në sytë e tij. Ky njihet si efekti i thjeshtë ekspozimit.

8 – Mendja juaj ka aftësinë të ndjejë kur dikush po ju shikon. Kujdes kur nuk shihni askënd.

9 – Nëse ndiheni sikur i zvarrisni gjërat, thojini vetes se do të bëni 5 minuta nga ajo detyrë. Do e gjeni veten me dëshirën për të bërë më shumë, sepse keni kapërcyer atë që quhet ankthi i zvarritjes.

Të ngjashme

Back to top button