IslamologjiKëshille e PytjeMësime IslameShëndetësi

7 këshilla për sportistët/et gjatë Ramazanit

Shtatë këshillat për sportistët gjatë Ramazanit janë:

  • Sportistët këshillohen që të llogarisin dhe të konsumojnë nivelin e kalorive të nevojshme në periudhën në mes iftarit dhe syfyrit.
  • Të përdorin në sasi të nevojshme lëndë të ndryshme ushqimore si karbohidrate, proteina, bulmete, fruta, perime dhe yndyra.
  • Në vend të përdorimit të sheqernave, të konsumohen karbohidrate të komplikuara dhe natyrore si buka dhe patatja.
  • Para fillimit të aktivitetit sportiv, sportistët duhet të kontrollohen patjetër nga mjeku dhe kjo është shumë e rëndësishme për sportistët agjërues.
  • Nëse sportistët preken nga sëmundje që shkaktojnë temperaturë dhe diarre, këshillohen që përkohësisht të ndërpresin aktivitetet sportive.
  • Femrat që janë sportiste profesioniste duhet që të sigurohen që niveli i hekurit në trupin e tyre të jetë normal.
  • Këshillohet që nga iftari deri në syfyr, sportistët dhe në veçanti sportistet femra të konsumojnë 3-4 gota qumësht ose kos.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 17-18.

Të ngjashme

Back to top button