Kuriozitete

4 të famshmit që njëherë kishin qenë refugjatë

Nëse këta refugjatë nuk do të mbijetonin bota nuk do të ishte kjo që është sot. Ata arritën të largohen prej vendeve të tyre të shkatërruara nga lufta për të gjetur strehim në Amerikë, ku u bënë këngëtarë, aktorë dhe politikanë të njohur që lanë gjurmë në histori.

Ja 10 të famshmit që ishin refugjatë:

Albert Einstein

Albert Einstein dhe familja e tij imigruan në Shtetet e Bashkuara në vitin 1932 pasi ikën prej Gjermanisë naziste dhe regjimit të Hitlerit. Sapo arritën në Shtetet e Bashkuara Einstein nisi të punojë në Institutin për Studime të Avancuara dhe aplikoi për shtetësi amerikane.

Madaleine Albright

Para se të bëhet femra e parë sekretare e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright kishte ikur nga vendi i saj i lindjes Çekosllovakia dhe atë dy herë. Kur nazistët sulmuan gjatë luftës së dytë botërore, Albright dhe familja e saj shkuan në Angli. Pas luftës familja u kthye për t’u nisur pastaj në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.

Bob Marley

Në vitin 1976, ikona e muzikës rege u largua nga Xhamajka pasi u qëllua me armë zjarri në një tentim vrasje. Ai u sulmua nga një grup personash të armatosur gjatë provave sepse avokonte për Partinë e Popullit.

Dalai Lama i 14-të

Menjëherë pasi Kina pushtoi Tibetin, për ta shmangur vrasjen, Dalai Lama u nis për në Indinë Veriore i ndjekur nga mijëra persona. Gjatë 50 viteve të tij në arrati ai ka avokuar për pavarësinë e Tibetit mirëpo ende nga Kina shihet si një terrorist.

Të ngjashme

Back to top button